
Pavarësisht transferimit të Andreas Christensen dhe Jules Kounde në merkaton e kaluar verore , traineri Xavi Hernandez ende mendon se skuadra e zemrës ka nevojë për përforcime .
Inigo Martinez prej kohësh ndiqet nga ‘’ Los Cules ‘’ dhe fakti se e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit me Athletic Bilbaon ja lë rrugën të hapur spanjollëve për të tentuar akordin me 31 vjeçarin në merkaton dimërore .
Eksperienca e Inigo Martinezit me vaskët demostron se është një lojtar shumë cilësor në prapavijë , reparti më difektoz i ‘’ Blaugranëve ‘’ ndër vite.
Thuhet se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shumë pranë fillimit të negociatave në lidhje me nxënësin e Ernesto Valverdes , i cili aktualisht konsiderohet blerja më e shtrenjtë e Athletic Bilbaos , ekip që derdhi 32 milionë euro në arkat e Real Sociedadit në merkaton dimërore të 2018-tës .
I ngelet në dorë protagonistit të historisë të vendosë për destinacionin e të ardhmes por drejtuesit e Athletic Bilbaos pretendojnë 15 milionë euro për largimin e Inigo Martinezit nga ‘’ San Mames ‘’.
Eksperienca e gjatë , kryesisht në Primera Division vlerësohet shumë nga Xavi Hernandez , nxënësit e të cilit praktikisht i kanë thënë lamtumirë Champions Leagues në fazën e grupeve , disfatë historike kjo për gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm .



