Stoka: Dua një fitore 1-5 ndaj Tiranës në derbi, Mehmeti i jep hakun çdo lojtari

Stoka: Dua një fitore 1-5 ndaj Tiranës në derbi, Mehmeti i jep hakun çdo lojtari

Opinionisti Dritan Stoka, i cili njihet edhe si një tifoz i Partizanit, u shpreh se dëshiron një fitore 1-5 ndaj Tiranës në derbi, për t’i kthyer reston. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Stoka foli edhe për trajnerin e të kuqve, Dritan Mehmeti, për të cilin tha se i jep hakun të gjithë lojtarëve.

“I bëj thirrje tifozëve të Partizanit dhe Tiranës, ta mbushin stadiumin, në derbi. Kjo situatë është për faj të presidencës të Dinamos. Që në fillim ishin euforikë, duke folur për titullin kampion.

Partizani ka qenë shumë i ngurtë. Ndoshta Daja i ndrydhte lojtarët. Te Partizani për fat të keq, edhe përgatitjen atletike e bënte Daja. Lojtarët nga ana psikologjike ishin shumë të ngurtë.

Edhe me Dinamon, Partizani luajti shumë mirë. Me Kukësin u çliruan. Më vjen keq për Longon, për pretendimet në fund. Italianët gjejnë gjithmonë alibi. Fanella e Partizanit vlen. Trajnerin Daja e disfavorizoi fakti që nuk e kishte veshur asnjëherë fanellën e Partizanit. Për mua edhe Lerda, ishte një trajner i mirë. Trajneri Mehmeti i jep hakun çdo lojtari.

Unë nuk e kuptoj, si e lanë të lirë Skukën nga Dinamo. Stenio Junior dje ndaj Kukësit ka bërë ndeshjen më të mirë.

Tiranën e kam parë në shumë ndeshje. Me Shkodrën lanë shumë për të dëshiruar. I ka ecur me ekipet e mëdha. Për të fituar ndaj Tiranës, duhet të bëjmë një mesfushë shumë të mirë.

Unë dua të kthej reston ndaj Tiranës dhe të fitojmë 1-5 ose e pranoj edhe 1-3. Nuk kemi fituar asnjë ndeshje në “Air Albania” ndaj Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy