
Pavarësisht se ka kaluar fare pak kohë nga transferimi i Gabri Veigas tek Al- Ahli në Arabinë Saudite , pretendentët në kontinentin e vjetër vijojnë tentojnë për të përfituar shërbimet e tij. Ndër to është edhe Manchester City, pa harruar as Real Madridin, ekipe të cilat po insistojnë për ishi-n e Celta Vigos. Drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë një shifër të konsiderueshme për mesfushorin, i cili ka treguar se e ka potencialin për tu shëndërruar në një ndër më të mirët në të ardhmen. Një kalim i mundshëm në ‘’ Etihad ‘’ do të përkthehej edhe vënia nën urdhërat e një ndër trainerëve më të mirë në botë siç është Pep Guardiola, i cili e njeh shumë mirë këtë pozicion për aryse se është aktivizuar në të kaluarën si lojtar. Bardhekaltërit e filluan me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit në Champions League , të cilët mbrëmjen e djeshme mundën në shtëpi me rezultatin 3-1 Crvena Zvezdan.



