
Pas disa sezoneve gjatë të cilave praktikisht nuk ka luajtur për arsye dëmtimi, në adresë të Paul Pogbas ka mbërritur një ofertë tejet e bujshme. Al- Ittihad në Arabinë Saudite është interesuar për francezin dhe sipas informacioneve të fundit , drejtuesit i kanë ofruar 100 milionë euro për tre sezone mesfushorit. Nëse do ta pranojë , ndoshta 30 vjeçari do ti vërë pikën eksperiencës në Europë, i cili nuk ka rezultuar determinant tek Juventusi i Massimilliano Allegrit. Interesi i Al- Ittihad ndoshta do ta bindë ishi-n e Manchester United për t’iu bashkuar bashkombasve Karim Benzema dhe N’ Golo Kante. Në kohët e fundit Arabia Saudite është shëndërruar në destinacionin e preferuar të shumë lojtarëve, të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër pasi ekipet në këtë ligë shquhen për ofertat e bujshme. Pas 12 sezoneve , ndërmjet Manchester United dhe Juventusit , Paul Pogba mund të jetë lojtari i rradhës që do të transferohet në Arabine Saudite, në një ligë e cila as që ka të krahasuar me ato europiane por në aspektin ekonomik është disa hapa përpara.



