
Laçi ka barazuar pa gola, në transfertë ndaj moldavëve të Petrocub, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë në Conference League.
Një rezultat tejet pozitiv ky për kurbinasit, duke ditur që nga minuta e 27-të luajtën me 10 lojtarë, pasi Spahiu u ndëshkua me karton të kuq. I vendosur mirë në mbrojtje, Laçi ia doli të mbajë portën e paprekur dhe tashmë do të tentojë fitoren në ndeshjen e kthimit një javë më vonë, në sfidën që do të luhet në Shqipëri.
Rezultat tejet pozitiv regjistroi edhe Drita e Gjilanit, që gjithashtu barazoi pa gola në transfertë ndaj belgëve të Antwerp. Këta të fundit vinin si favoritë absolutë, por skuadra kosovare i ndali në shtëpi. Drita tashmë do të kërkojë të bëjë surprizën në ndeshjen e kthimit, për tu kualifikuar në turin e tretë.



