Milan interesohet për Jovic

Milan interesohet për Jovic

    Kualifikimi në Uefa Champions League i ka dhënë për të kuptuar Milanit se për të treguar forcën e vërtetë në këtë kompeticion janë të domosdoshme ndërhyrjet e merkatos .  Stefano Pioli vijon pa pushim me kërkesat në funksion të përmirësimit të organikës dhe këtë herë sipas As  ka spikatur Luka Jovic. Serbi ka zhvilluar një sezon  shumë pozitiv me Frankfurtin  dhe drejtuesit e kuqezinjve e shikojnë si shoqëruesin e duhur për Zlatan Ibrahimovic figura e të cilit nuk ka nevojë për koment . 

Objektivat e ‘’ Djallit ‘’ janë shumë të qarta sepse kërkon të ketë të siguruar çdo pozicion për arsye se sezoni vijues do të ketë një peshë shumë të madhe në këmbët e lojtarëve sidomos me performancën në Champions League  . 

Gjatë javëve të fundit Milani  negocioi për transferimin e Olivier Giroud në ‘’ San Siro ‘’,  por pa  sukses dhe  besojnë se Luka Jovic është opsioni më i mirë për repartin e avancuar .  Aktualisht 23 vjeçari ndodhet në cilësinë e huazimit tek gjermanët pasi kartonin e tij e zotëron Real Madridi dhe interesi i Milanit i krijon një variant interesant për të ardhmen   .  Pozicioni i  italianëve mbetet shumë i favorshëm për  këtë sulmues sepse do të kishte një shans të artë pasi Milani  është një skuadër që pavarësisht se e ka humbur disi protagonizmin në vitet e fundit mbetet një rival për tu respektuar .  

4 golat në 18 ndeshjet e sezonit treguan se huazimi në Frankfurt ishte një operacion i qëlluar në shenjë dhe tashmë ‘’ Los Blancos ‘’ duhet të analizojnë me detaje këtë ofertë për të bërë zgjedhjen më të mirë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy