Pato: Maldini e di që dua të rikthehem te Milani

Pato: Maldini e di që dua të rikthehem te Milani

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, u bashkua me Milanin në vitin 2008, nbë moshë shumë të re dhe menjëherë fitoi zemrat e tifozëve kuqezi. Megjithatë dëmtimet e shumta, bënë që ai të mos ishte në formën e mëparshme dhe të largohej nga Itali.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, Pato deklaroi se i mungon Milani, ndërsa shtoi se ia ka bërë të ditur drejtorit të kuqezinjve, Paolo Maldini se është i gatshëm të rikthehet.

Klubi më dha gjithçka mundi, e dua Milanin, por isha i vetëm në momente të vështira. Isha shumë i vogël kur mbërrita. Prindërit e mi kaluan ca kohë me mua, por më pas u kthyen në Brazil. Po të ishin me mua, do të kisha marrë më shumë mbështetje.

Ndihem mirë në Orlando dhe kam një kontratë këtu, por Maldini e di që unë jam gati të kthehem. Unë jam më i pjekur, kam një qëndrim tjetër ndaj futbollit dhe mund të jem më i dobishëm për lojtarët e rinj.

Më mungon Italia dhe italianët. I them gjithmonë gruas sime: ‘Një ditë do të të dërgoj në Itali dhe do të kuptosh se për çfarë po flas.’

Për mua, Milano ishte një qytet themelor. Kam mësuar shumë gjëra dhe më mungon gjithçka për Milanin. Do të doja të kthehesha në klub.

Pato foli edhe për ndeshjen e sotme, që Milani luan në gjysmëfinale ndaj Interit, duke thënë se skuadrës së Pioli, nuk i lejohen gabimet.

Është e vështirë dhe Milani nuk mund të bëjë gabime ndaj Interit. Ata mund të fitojnë titullin dhe mposhtja e rivalëve të tyre në Coppa Italia do t’u jepte atyre motivim shtesë.

Olivier Giroud është i fortë, Rafael Leao duhet të bëjë lëvizjet e duhura. Loja do të jetë e hapur, është gjithmonë kështu kundër Interit.

Kam luajtur në një ekip plot kampionë. Kjo skuadër e Milanit po përmirësohet dhe ka një të ardhme të ndritur sepse drejtorët po e ndërtojnë mirë ekipin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy