Nga 0-2 në 2-2, Pioli: Nuk është e lehtë të krijosh kaq shumë ndaj Napolit

Nga 0-2 në 2-2, Pioli: Nuk është e lehtë të krijosh kaq shumë ndaj Napolit

Milani shpërdoroi avantazhin prej 2 golash, teksa barazi 2-2 ndaj Napolit. Kuqezinjtë e mbyllën 0-2 pjesën e parë, por në të dytën, ndryshoi gjithçka.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, deklaroi se ky barazim lë një shije të hidhur, ndërsa shtoi e u krijuan shumë raste për shënim ndaj Napolit.

Ne kishim nevojë për energji të freskëta. Ndryshimet janë bërë për të përmirësuar ekipin, nëse Leao dhe Giroud më kërkojnë shpjegime, unë do tu jap atyre në Milanello.

Në Milano kthehemi me një shije të hidhur, sepse ne dominonim dhe nuk duhej të kishim bërë gabimin me të cilin i kthyem vrullin Napolit.

Vazhduam të krijonim, nuk ishte e lehtë të krijosh 10 raste në Napoli. Por nuk e mbyllëm ndeshjen dhe nuk kaluam më në avantazh kur u barazuam. Por në fund pikët vlejnë dhe ne duhet të bëjmë më mirë. Kjo do të thotë se na mungonte diçka.

Pulisic doli për shkak të lodhjes së muskujve, përndryshe nuk do ta kisha hequr kurrë. Ajo që ne themi ndoshta nuk vlen për asgjë, sepse nëse Calabria do të kishte shënuar me goditjen e Jovic do të kishit thënë një zëvendësim i mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy