Sfidë e ashpër për Julian Brandt

Sfidë e ashpër për Julian Brandt

 Edhe në sezonin e shtatë tek Borussia Dortmundi Julian Brandt vijon të jetë një referent.

Mesfushori tashmë ka një rol protagonisti në skemat e trainerit Niko Kovaç i cili po e mendon seriozisht të ardhmen larg ‘’ Signal Iduna Parkut ‘’. 

Koha ka qenë e mjaftueshme për të shpalosur potencialin, për të cilin do të zhvillohet një sfidë e ashpër në Europë gjatë merkatos së verës. 

29 vjeçari shquhet si një lojtar kreativ, tejet teknik dhe me vizion loje. 

S’duhet harruar se ishi i Bayer Leverkusenit ka një eksperiencë të konsiderueshme referuar kompeticioneve europiane, për të cilin interesohet Atletico Madridi dhe Barcelona. 

Nëse i referohemi ‘’ Los Colchoneros ‘’ Diego Simeone e vlerëson për përshtatjen në disa pozicione dhe me anë të këtyre cilësive mund ti japë zgjidhje situatave gjatë sfidave.

 Gjithashtu edhe ai i ‘’ Los Cules ‘’ e konsideron një vlerë të shtuar në metrat e fundit fantazistin nga Bremeni. 

Do të jetë natyrisht një duel gjigandësh sepse pretendentët nuk mungojnë edhe në Serinë A dhe Premier League.

 Duhet shtuar se edhe drejtuesit e Aston Villas e mirëpresin në Londër ndërsa në Scudetto pretendohet nga Interi.

 Do të jetë një merkato determinante duke qenë se do ta përfundojë kontratën me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ i cili në sezonin aktual numëron 10 gola dhe 2 asiste në 26 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy