Opsionet e Pau Torres

Opsionet e Pau Torres

 Edhe këtë sezon mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Villarealit Pau Torres e ka gëzuar pa masë Unay Emeryn me rendimentin e shfaqur .

Spanjolli  vijon pa ndalim progresin me një ekip i cili arriti deri në gjysemfinalet e Champions Leagues por nuk mundi të avancojë pasi u eleminua nga Liverpooli.

Forma e shkëlqyer e qëndërmbrojtësit ka ndikuar edhe në rritjen e  vlerës së kartonit që aktualisht arrin 50 milionë eurot dhe për ta larguar nga ‘’ La Ceramica ‘’ do të zhvillohet një supersfidë angleze ndërmjet Manchester United dhe Chelseat .

 ‘’ The Red Devilsat ‘’ prej vitesh po e ndjekin 25 vjeçarin sidomos  duke patur parasysh problemet e këtij sezoni të cilat janë reflektuar në 56 gola të pësuar , po aq sa Burnley që renditet i 17- ti në Premier League  dhe 34 gola më shumë se rivalet e përjetshëm të Manchester City-t.

Ky fakt natyrisht është për tu shqetësuar dhe në ‘’ Old Trafford ‘’ është rindezur shpresa se me Erik Ten Hag, në sezonin e ri ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të rikthehen në rivalin e dikurshëm. Futja e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ në këtë garë mbetet një kërcënim serioz për 20 herë kampionët e Premier Leagues .

Largimi i Rudiger nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe ai i Cesar Azpilicuetas dhe Andreas Christensen drejt Barcelonës e detyrojnë Thomas Tuchelin të gjejë me shpejtësi një zëvëndësues ideal dhe Pau Torres e ka fituar eksperiencën për të gjetur një klub ku mund të vijojë me fitimin e trofeve .

Ne Londër ishi i Malagas do të gjente mbështetjen e  veteranit Thiago Silva i cili ka përfaqësuar ekipe si Milani apo Paris St Germain dhe mund ti shërbejë si ndihmë Pau Torresit për tu adaptuar me shpejtësi tek Chelsea , ekip në të cilin kërkesa e llogarisë është ndër më të lartat.

Me mbërritjen e pronarëve të rinj shumë gjëra kanë ndryshuar tek britanikët të cilët asin nën mëngë e kanë në pankinë sepse Thomas Tuchel e tregoi shumë shpejt se është i denjë për kryeqytetasit me fitimin e Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy