Sot derbi “Tirana-Partizani “ndez” kryeqytetin (VIDEO)

Sot derbi “Tirana-Partizani “ndez” kryeqytetin (VIDEO)

Tirana dhe Partizani derbin e sotëm, që do të luhet në Air Albania e presin në formë optimale dhe garantojnë spektakël.

Në orën 19:45 Orges Shehi do të vihet përballë Dritan Mehmetit, në një takim që do të jetë një spektakël i vërtetë, ku emocionet në fushë dhe në tribuna nuk do të mungojnë.

Skuadra e Orges Shehit është e vetme në krye të Superligës, ndërsa Partizani, ndonëse në vend të pestë, ka treguar rritje në lojë  dhe rezultate.

Bardheblutë pasi kaluan me sukses Laçin dhe Teutën, kërkojnë të tregojnë forcën edhe ndaj Partizanit.

Me dyshen e frikshme të sulmit Xhixha-Seferi, një mesfushë tashmë të konsoliduar të përbërë nga Limaj, Toli e Totre, i vetmi dyshim për trajnerin e Tiranës është Ismajl Geci.

Dritan Mehmeti do ti besojë sërish të njëjtit formacion fitues, ku Skuka në majën e sulmit mbetet shpresa e të kuqve në treshen e përbërë nga Cara e Zhunior. I vetmi dyshim është për Kallakun, ndërsa trajneri i të kuqve duket komod teksa nuk ka presion për rezultatin, ndonëse fitorja e fundit në derbi ka qenë fiks një vit më parë.

Në 164 ndeshjet e para të derbit kryeqytetas, Partizani ka fituar 68 herë, Tirana ka marrë 45 fitore ndërsa 51 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Tashmë gjithçka është gati dhe është radha e futbollistëve të thonë fjalën e tyre në tapetin e Air Albanias, pas vërshëllimës së Juxhin Xhajës, i cili do të vendosë drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy