
Rinovimi me Ousmane Dembelen konsiderohet një çështje shumë e rëndësishme për Barcelonën pasi francezi ka rikuperuar shumë nën drejtimin e Xavi Hernandez dhe pak e nga pak po e fiton rëndësinë e dikurshme .
‘’ Los Cules ‘’ kanë sakrifikuar shumë për ta transferuar sulmuesin në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe vendimi më llogjik është luftimi për qëndrimin e 24 vjeçarit .
30 qershori është prapa derës dhe për drejtuesit e spanjollëve është një provë force që konsiston në bindjen e ishi-t të Borussia Dortmundit dhe kështu ti japin një goditje definitive Paris St Germain .
Sipas ‘ Chiringuito de Jugones ‘ , në Katalunjë janë bërë llogaritë dhe Joan Laporta ka hapur thesin duke ofruar 8 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme por Osumane Dembele kërkon rinovimin deri në 2024-tën dhe një rritje rroge , fakt që i distancon edhe më shumë protagonistët e kësaj historie.
‘’ Les Pariziens ‘’ po mundohen të përfitojnë për ta bindur dhe përfshirë në një skuadër yjesh në të cilën Osumane Dembele do të ndihej i privilegjuar dhe i plotësuar edhe në aspektin ekonomik sepse Nasser Al Khelaifi tashmë i ka dhënë rezultatet , falë të cilit perlat e futbollit botëror mbërritën në merkaton e kaluar në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Ngërçi konsiston në mosarritjen e objektivit në Champions League ku kryeqytetasit u eleminuan edhe këtë sezon nga Real Madridi por lufta vijon sepse përpara janë trofe shumë të rëndësishëm dhe pa një merkato cilësore, vështirë të arrihen .
Nga krahu tjetër ‘’ Blaugranët ‘’ tashmë e kanë bërë të vetën pavarësisht problemeve ekonomike por uria për sukses imponon sforcot e mëtejshme të Joan Laportas i cili me rikthimin tek skuadra e zemrës ka arritur rezultate të menjëhershme .



