Kessie drejt largimit

Kessie drejt largimit

  Prej shumë javësh tentativash të pandërprera  drejtuesit e Milanit nuk kanë arritur asnjë rezultat në lidhje me rinovimin e Franck Kessie-s .

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është një pjesë thelbësore e këtij reparti por  kuqezinjtë po fillojnë ta kuptojnë  se  24 vjeçari preferon ndërrimin e destinacionit .  Një fakt që e demostron  diçka të tillëdhe që është publikuar nga ‘ Calciomercato ‘  është se së fundmi nuk ka patur mbledhje ndërmjet agjentit të tij dhe  krerëve të italianëve për të trajtuar çështjen në fjalë dhe mendohet se arsyeja e mosakordit është Paris St Germain .

‘’ Les Pariziens ‘’ nuk duan ta ndalojnë objektivin madhor që lidhet  me formimin e një skuadre yjesh e cila do ta afrojë  me fitimin e  Champions League.

 Kjo mundësi jo vetëm në aspektin kolektiv por edhe në atë ekonomik është një shans shumë i mirë për Franck Kessie .  Oferta e Nasser Al Khelaifit mund të rezultojë e parefuzueshme si për Milanin ashtu edhe për afrikanin dhe nëse do të ketë sukses do të konsiderohej një aset i çmuar për kryeqytetasit të cilët i kanë idetë e qarta për të ardhmen .

Rruga e deritanishme favorizon pa asnjë dyshim ish kampionët e  Ligue 1 dhe  transferimi i mundshëm në ‘’ Parque De Prince ‘’ me siguri do t’ia ndryshonte totalisht karrierën nxënësit të Stefano Piolit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy