
Pavarësisht rikthimit të Renan Lodit , aktualisht i huazuar tek Nottingham Foresti, Atletico Madridi po mendon seriozisht të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes gjatë merkatos verore.
‘’ Los Colchoneros ‘’ po ndjekin me kujdes Manu Sanchez , kartoni i të cilit është në pronësi të kryeqytetasve .
Performanca e shkëlqyer tek Osasuna në vetëm pak kohë e ka bindur Diego Simeonen se duhet të jetë një ndër lojtarët që do ti përfaqësojnë spanjollët në sezonin vijues, gjatë të cilit objektivi i argjentinasit do të jetë përsëritja e sukseseve.
Falë besimit të Jagoba Arrasates , 22 vjeçari ka ditur të përfitojë maksimalisht dhe është shëndërruar në një lojtar kyë në 11-shen e numrit një të pankinës, fakt nga i cili kërkojnë të përfitojnë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe ta rikthejnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Edhe pse sezoni aktual nuk filloi siç duhet për Atletico Madridin, i reflektuar fillimisht me eleminimin nga Champions League , eksperienca e ‘’ El Cholos ‘’ bindi drejtuesit, të cilët ende besojnë tek aftësitë e argjentinasit , ndër më të rëndësishmit në historinë e spanjollëve.
Deri më tani Manu Sanchez është aktivizuar në 24 sfida me ekipin nga Pamplona dhe interesi i Atletico Madridit mund të përfundojë me nisjen e një eksperience të re nga madrileni.



