Juventusi në luftë për Memphis Depay

Juventusi në luftë për Memphis Depay

 Kur u duk sikur ishte në rrugë të mbarë në lidhje me merkaton , Barcelona ka hasur një tjetër problematikë në orët e fundit .    Objektivi për të transferuar Memphis Depay në ‘’ Camp Nou ‘’ s’do të jetë  edhe aq i lehtë sepse  Juventusi i ka futur hundët dhe e   konsideron hollandezin një alternativë të dobishme për sulmin .   Sipas Mundodeportivos  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është e gatshme të ofrojë më shumë para për  transferimin e  27 vjeçarit duke  sfumuar shpresat e   Barcelonës   e cila në javët e fundit ishte entuziazmuar shumë për këtë lojtar .

Kjo pistë e redukton automatikisht mundësinë e katalanasve për të dalë të fituar në këtë operacion sepse   bardhezinjtë i kanë ofruar një pagë që konsiderohet në tre millionë euro më shumë sesa spanjollët  .   Kampionati europian  pritet të jetë një eveniment shumë përcaktues për  sulmuesin e Lyonit sepse në rast të realizimit të objektivave  nga Memphis Depay  menjëherë vlera e kartonit të  do të rritej dhe do ta vinte në kundrakohë Barcelonën e cila  ëndërron që shumë shpejt ta ketë pjesë të saj .

  Në lidhje me torinezët duhet shtuar  se  gëzojnë financa të shëndosha dhe ndoshta mund t’ia prishin planet kuq e bluve në minutat e fundit , fakt që do të rezultonte si një tjetër goditje e fortë pas asaj që Paris St Germain i dha me firmosjen e Georginio Wijnaldum .  

Memphis Depay  mbetet një ndër figurat e spikatura të sulmit  të Lyonit dhe e ka demostruar me 22 gola dhe 12 asiste në 40 ndeshjet e sezonit të lënë pas   dhe  ‘’ Les Gones ‘’ duhet të përgatiten për të përfituar për një lojtar që ka lënë gjurmë tek francezët .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy