
Pas humbjes me Interin në gjysmëfinalen e Champions League, Milani dëshiron të rikthehet te fitorja dhe këtë kërkon ta bëjë që në fundjavë, kur përballen me Spezian.
Para kësaj ndeshje të rëndësishme, trajneri Pioli ka humbur edhe dy titullarë të tjerë. Përveç Leao dhe Bennacer, ndaj Spezias do të mungojnë edhe Messias me Krunic.
Dëmtimet nuk duken serioze, por te Milani nuk duan të rrezikojnë dhe për këtë arsye do të jenë jashtë për sfidës e së shtunës.



