Newcastle insiston për Federico Chiesan

Newcastle insiston për Federico Chiesan

 Sezoni aktual po e rikonfirmon idenë se Federico Chiesa në fundin e tij do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet nga Juventusi.

Gjithsesi, për italianin nuk kanë munguar asnjëherë ofertat dhe Newcastle United do të luftojë për shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.

Kur bëhet fjalë për bardhezinjtë, duhet patur parasysh se janë ekipi më i pasur i botës dhe manjati Yasir Al- Rumayyan ka përgatitur çekun prej me shumë se 60 milionë eurosh për ishi-n e Fiorentinës.

Por nuk mbaron me kaq sepse në Premier League edhe Arsenali dhe Chelsea do të zhvillojnë një tjetër derbi 26 vjeçarin, i cili mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e padiskutueshëm në fundin e sezonit.

Në aktualin Newcastle United u rikthye përsëri në Champions League pas 20 vitesh por objektivi lidhet me fitimin e trofeve të rëndësishëm, të cilet duhet të shoqërohen domosdoshmërisht me transferimin në ‘’ St James Park ‘’ e lojtarëve më të mirë në qarkullim dhe gjetjes së formulave të duhura të trainerit Eddie Howe në varësi të kundërshtarëve.

Kur flitet për ‘’ Las Urracas ‘’, për çdo skuadër mund të konsiderohet një lloj sikleti, të cilët duhet ti bëjnë mirë llogaritë gjatë kësaj periudhe pasi sezoni aktual pothuajse ja bën të pamundur pjesëmarrjen në Europë në vijuesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy