
Gazetari, Denis Dyrnjaja, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shpreh se për mendimin e tij, ky është Botërori i trajnerëve dhe taktikave.
Dyrnjaja deklaroi se mendonte se Holanda do të kualifikohej për në gjysmëfinale, pasi barazoi 2-2 Argjentinën.
Unë jam tifoz me futbollin. Shpesh herë kam qenë me Brazilin, disa herë me Gjermaninë, ndonjëherë me Italinë. Nuk jam i afeksionuar ndaj një skuadre. Më pëlqen të shikoj ndeshje të bukura. Kur nuk shikoj ndeshje të bukura, i heq.
Sa më shumë gëzim të kesh, aq më shumë hidhërim mund të kesh në raundin tjetër. Tifozët që po gëzojnë tani, mund të mërziten në ndeshjen tjetër.
Unë mendoja që Holanda do shkonte në gjysmëfinale. Mendoja se do ishin më mirë fizikisht. Mesa duket Van Gal me strategjitë e tij, është në pension tani.
Them se ky është Botërori i taktikës. Van Gal veproi më shumë vonesë sot, po ashtu edhe Flick me Gjermaninë. Nëse Holanda luante që në pjesën e parë si në minutat e fundit, mund të bënin më mirë. Ky ka qenë Botërori i trajnerëve.
Brazili që pamë sot, nuk ishte ai i ndeshjeve të kaluara. Mendoja se do e shpartallonin Kroacinë. U bë një lojë e shtrënguar.



