Edin Dzeko është lojtari më i ri i Fenerbahce. Sulmuesi është larguar zyrtarisht nga Interi dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi. Ishte vetë klubi turk, që ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin nga Bosnja. Bëhet e ditur se Dzeko ka firmosur për dy sezone, ndërsa do të përfitojë një pagë prej 4.2 milionë eurosh në vit. Kështu 37-vjeçari largohet nga Serie A, pas plot 8 vitesh, ku për 6 sezone luajti me Romën, ndërsa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Interit.



