Dy rikthime të rëndësishme, por Partizani humb Buxhelajn për derbin

Dy rikthime të rëndësishme, por Partizani humb Buxhelajn për derbin

Partizani vazhdon përgatitjet për derbin me Tiranën, sfidë kjo e cila do të luhet ditën e diel.

Pauza e kombëtareve, i ka bërë mirë “demave”, që kanë rikuperuar dy futbollistë të rëndësishëm si Victor Da Silva dhe Engjëll Hoti.

Megjithatë, mungesa e rëndësishme për të kuqtë në derbi do të jetë ajo e mbrojtësit të majtë, Paulo Buxhelaj.

Ky i fundit është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me Tiranën.

19-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm në këto javë të para dhe një nga lojtarët më të spikatur në kampionat, me paraqitjet e tij të shkëlqyera.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy