Chelsea fiton garën për Romeo Lavian

Chelsea fiton garën për Romeo Lavian

Potenciali i manjatit Todd Boehly edhe njëherë ka rezultuar determinant për arritjen e një tjetër objektivi në këtë merkato verore. Amerikani do të shpenzojë afro 60 milionë euro për Romeo Lavian, për të cilin luftonte edhe Liverpooli. Ja vlen për tu përmendur se ‘’ The Redsat ‘’ ofruan 45 milionë euro për belgun, e cila menjëherë u refuzua nga Southamptoni dhe i avantazhoi ‘’ Blutë e Londrës ‘’ për 19 vjeçarin. Mauricio Pochettino do të ketë një lojtar cilësor në dispozicion, sidomos pas largimeve të Mount, Kantes , Havertz apo Kovacic. Sigurisht priten të tjerë transferime në të famshmin ‘’ Stamford Bridge ‘’ , me objektivin e rikthimit të londinezëve në atë rivalin e dikurshëm , i cili bënte ligjin në çdo kompeticion. Traineri argjentinas do të ketë një sfidë të vështirë por duhet shtuar se në të kaluarën la gjurmë tek Tottenham Hotspuri, skuadër që e dërgoi deri në finalen e Champions Leagues , fatkeqësisht të humbur kundër Liverpoolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy