Zekaj: Messi e meriton një Botëror, problemi për Argjentinën është Griezmann

Zekaj: Messi e meriton një Botëror, problemi për Argjentinën është Griezmann

Gazetari Xhevdet Zekaj, deklaroi se Leo Messi e meriton një trofe si Botërori. 

Në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, Zekaj u shpreh se tek Argjentina në finalen ndaj Francës, problem kanë Griezmann, sepse mendojnë që Mbappe e bllokojnë më lehtë.

Si Kroacia dhe Maroku, ishin befasia e Botërorit. Kroatët besuan dhe bënë një gjë shumë të mirë me futbollin luftarak. Maroku u tregua si një skuadër europiane. Luajtën bukur me Francën dhe e merituan të shkonin deri këtu. Kroaci-Marok ishte një ndeshje shumë e bukur, ndeshje për podium.

Kjo është një ndeshje finale, Franca ka në letër lojtarë shumë të mirë. Franca nuk e ka zotëruar topin në ndeshjet e kaluar. Në momentin që është Messi, mund të bëjë gjithçka. Messi e meriton një trofe, por skuadra e tij nuk mendoj se do jetë aq e tërhequr, por do i bëjë presion Francës. Problemi te Argjentina është Griezmann, sepse besojnë që Mbappenë e bllokojnë më lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy