Atalanta ka dhënë sinjale pozitive që në start. Zikaltërit triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Lecce-s në transfertë.
Paraqitje e shkëlqyer nga ekipi i Gasperinit, me golat që erdhën nga dy lojtarë të afruar në merkaton e verës.
Brescianini dhe Retegui realizuan nga një dopietë personale, për t’i dhënë Atalantës fitoren e parë për këtë sezon.
Zikaltërit duken në formë shumë të mirë dhe mund të bëjnë surprizën në Serinë A.



