
Partizani ka marrë një fitore të lehtë në transfertë përballë skuadrës së Lushnjes.
Pas barazimit të javës së kaluar në “Selman Stermasi” me Skënderbeun, të kuqtë triumfuan në javën e 13-të me rezultatin e pastër 3-0.
Të tre golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova ishin Idriz Batha, Gerhard Progni që shënoi një gol mjaft të bukur nga distance, dhe Lornec Trashi që vulosi shifrat në 3-0.
Me këtë fitore 15 herë kampionët e vendit ngjiten në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes me 18 pikë të grumbullura, ndërsa Lushnja mban vendin e fundit me pikë dhe rënia nga kategoria po bëhet një fakt i kryer.
Një fitore të madhe mori Laçi në transfertë përballë ekipit të Vllaznisë.
Kurbinasit fituan me shifrat 2-1 duke përmbysur avantazhin e kuqebluve që me këtë humbje zhyten në krizë.



