Inter Miami dëshiron Marcelon

Inter Miami dëshiron Marcelon

Prej shumë muajsh po spekullohet fuqishëm se Marcelo Vieira është afër përfundimit të ciklit me Real Madridin .  Brazilianit i mbetet edhe një vit kontratë me ‘’ Galaktikët ‘’ por zërat e fundit flasin për largimin në tokën e premtuar që mbetet një opsion interesant për lojtarë  që janë drejt përfundimit të karrierës .  Eshtë  Major League Soccer  liga që është interesuar për 33 vjeçarin dhe protagonisti i kësaj ngjarje është Inter Miami . Sipas As presidenti  David Beckham e vlerëson shumë karrierën e bërë dhe spanjollët duan t’ia lirojnë rrugën Marcelos për të mos humbur më kohë dhe të shijojë vitet e mbetura në një kampionat që ka shënuar rritje të kualitetit në vitet e fundit.  

Arsyeja e kësaj arritje  janë bërë lojtarët e njohur që kanë impresionuar  në të kaluarën në Europë dhe kanë zgjedhur Amerikën për të varur  këpucët në gozhdë.  Në sezonet e fundit loja e tij është karakterizuar nga gabimet e njëpasnjëshme që i kanë krijuar lehtësira  kundërshtarëve për ti ndëshkuar ‘’ Los Blancos ‘’ .

 Kjo arsye ka bindur   Zinedine Zidane për ta zëvëndësuar Marcelon me Ferland Mendy-n. Interesi i Inter Miamit është një mundësi e shkëlqyer për mbrojtësin nga Rio De Janeiro për të finalizuar eksperiencën  15 vjeçare në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe te transferohet në një ligë që është drejt marrjes së famës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy