
U luajtën ditën e sotme 5 ndeshje në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e parafundit. Nuk munguan as rezultatet surprizë dhe përmbysjet, teksa në pesë takime u shënuan plot 25 gola.
Drenica mposhti më përmbysje Ballkanin 3-1 dhe vazhdon luftën për mbijetesë. Më përmbysje triumfoi edhe skuadra tjetër për mbijetesë Malisheva, që triumfoi 3-4 ndaj Gjilanit. Po ashtu, Dukagjini fitoi ndaj Llapit me rezultatin 3-2.
E vetmja skuadër që nuk fitoi nga ato që janë për mbijetesë, ishte Prishtina që u mposht 0-1 nga Drita, me këta të fundit që shënuan në minutën e 90-të. Në sfidën tjetër, Ulpiana mundi 6-2 Feronikelin.



