Insigne, ultimatum Napolit

Insigne, ultimatum Napolit

Skuadra e Napolit nuk po e shmang dot problemin me Lorenzo Insignen . Pretendimet e italianit kanë gjeneruar një lloj skepticizmi tek ‘’ Azurrët ‘’ të cilët tashmë nuk e kanë të sigurtë qëndrimin e  yllit të ofensivës në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.

 E famshmja ‘’ Corriere dello Sport ‘’ ka deklaruar se asi i Napolit  kërkon të përfitojë 5-6 milionë euro në vit por presidenti Aurelio Di Laurentis nuk mund të përballojë më shumë se  3.5 milionë euro , shifër e cila pavarësisht se ka shënuar rritje në krahasim ofertën e  mërparshme , nuk është konsideruar nga Lorenzo Insigne .

Në lidhje me këtë situatë të cilën 30 vjeçari e ka marrë shumë seriozisht, nuk kanë munguar as fjalët e agjentit  Vincenzo Pisacane i cili ka kërkuar një zgjidhje të menjëhershme dhe nuk ka ndërmend të presë deri në fundin e sezonit ,  ekzaktësisht në muajin qershor , atëherë kur përfundon kontrata e ‘’ Lorenzinhos ‘’ me Napolin.

Presioni normalisht do të bjerë mbi drejtuesit e ‘’ Il Partenopei ‘’ sepse nëse nuk do ta marrin në konsideratë peticionin e ishi- të Pescarës ,  Inter, Milan apo West Ham United janë në pritje duke  shpresuar  në gabimin e Napolit për ti vjedhur një ndër gurët e çmuar  Luciano Spalletit.

 Kjo mundësi interpretohet edhe si një shans për Lorenzo Insignen për të pasuruar karrierën pavarësisht se është një idhull i padiskutueshëm i tifozerisë së zjarrtë napoletane. Aurelio Di Laurentis e ka vetë në dorë për ti bërë një dhuratë klubit të zemrës dhe ti shtojë shanset për të fituar trofe të rëndësishëm në të ardhmen me kampionin në fuqi të Europës në skemat e ishi-t të Interit .

Arritja në këtë nivel  flet për sakrificat e Lorenzo Insignes dhe vlerësimi për  gjithçka i ka dhënë Napolit duke e reflektuar me një pretendim që konsiderohet tejet llogjik .  Sezoni  aktual vijon ti prodhojë shumë sadisfaksione me italianët sepse qëndron i paluhatur në lidhje me rendimentin e shfaqur të cilin e ka demostruar me 5 gola dhe 4 asiste në 18 ndeshje duke e përforcuar rëndësinë tek bardhekaltërit  .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy