
Pas vendimit të Gerardo Martinos për ti vënë pikën eksperiencës me Inter Miamin, drejtuesit me në krye Jorge Mas dhe David Beckham kanë filluar të shqyrtojnë disa opsione për ta zëvëndësuar.
Amerikanët sigurisht janë shëndërruar në një ndër ekipet më atraktivë të Major League Soccerit, të cilët përbëhen nga figura të shquara si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Jordi Alba, ndër të tjerë.
Lajmi është bërë me dije nga gazetari Tom Bogert dhe një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Inter Miamit është Xavi Hernandez.
Ish mesfushori mban një eksperiencë të gjatë suksesi mbi supe, fillimisht si futbollist dhe më pas si trainer dhe i përmbush kushtet e kërkuara nga drejtuesit.
Një tjetër opsion është edhe Javier Mascherano, sipas të përditshmes ‘ Miami Herald ‘.
Për sa i përket katalanasit, emri i tij së fundmi u lidh edhe me një kalim të mundshëm në ‘’ Old Trafford ‘’ por drejtuesit e Manchester United vendosën për Ruben Amorim.
Në vitet e fundit Inter Miami është shëndërruar në një ekip shumë kompetitiv dhe transferimet e Lionel Messit dhe Luis Suarezit i kanë dhënë një tjetër impakt lojës.
Në lidhje me Xavi Hernandezin duhet theksuar se e njeh shumë mirë rrugën e suksesit për arsye se me Al-Sadd në Katar fitoi disa trofe, i cili mund të provojë veten tek një tjetër ligë shumë interesante si ajo e Major League Soccerit.



