Atletico Madrid, synon Fabian Ruiz

Atletico Madrid, synon Fabian Ruiz

Traineri Diego Simeone si gjithmonë po punon me shumë përkushtim për të patur një ekip edhe më cilësor në të ardhmen.

Sigurisht falë argjentinasit Atletico Madridi është një ndër më kompetitivet në çdo kompeticion, tek i cili ka gjithmonë vend për përmirësim.

‘’ El Cholo ‘’ asnjëherë nuk e ka harruar Fabian Ruiz, për ta kompletuar repartin e mesfushës dhe ardhur në ndihmë Rodrigo de Paul, Kokes, Pablo Barrios dhe gjithashtu Conor Gallagher.

Gjithsesi, traineri Luis Enrique është shprehur në lidhje me spanjollin dhe sipas ‘ EstadioDeportivo ‘ e konsideron pjesë të së ardhmes tek Paris St Germain.

Vendimi i tij është një sinjal për ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili praktikisht ja mbyll derën e largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ishi-t të Real Betisit.

Drupal Ad

Koha e mbetur e merkatos së janarit nuk premton për arritjen e objektivit nga kryeqytetasit, të cilët mund ta ritentojnë gjatë merkatos së verës.

Në 30 sfidat e sezonit aktual me fituesit në fuqi të Ligue 1 Fabian Ruiz e ka bindur të ashtuquajturin ‘’ Lucho ‘’, për të cilin parashikohet se me kalimin e kohës do të shtohen edhe pretendentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy