
U luajtën ditën e sotme gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Drita mposhti pastër me rezultatin 3-0 skuadrën e Ramiz Sadiku.
Skuadra nga Gjilani nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim fitoren, duke e bërë thuajse të sigurt kualifikimin në finale, pasi në ndeshjen e kthimit shkojnë me 3 gola në avantazh.
Fitore regjistroi edhe Prishtina, që mposhti Llapin me rezultatin 2-1. Kryeqytetasit iu falën golave të Micit dhe Krasniqit, ndërsa do të kërkojnë të ruajnë avantazhin edhe në ndeshjen e kthimit.



