Hajdini: Kampionati Europian spektakël brenda spektaklit

Hajdini: Kampionati Europian spektakël brenda spektaklit

Gazetari i sportit Edi Hajdini e ka quajtur spektakël brenda spektaklit kampionatin Europian që pritet të nisë sonte në Itali për të vijuar më pas në 11 shtete të ndryshme. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Hajdini tha se mbrëmjen e sotme në çelje të këtij kompeticioni do të performojnë këngëtarë dhe balerinë të famshëm, ndërkohë që në stadium do të jenë 16 mijë tifozë.

“Presidenti i UEFA-sa pati një takim edhe me Papën dhe morën përkrahjen e tij. Organizatorët janë munduar të bëjnë maksimumin. Është quajtur spektakël brenda spektaklit, do të performojnë këngëtarët dhe balerinët më të mirë. Do të jenë 16 mijë tifozë në stadium. Numri i tifozëve italianë pritet të jetë i barabartë me ata turq. Drejtuesit e UEFA-s kanë menduar të bëjnë diçka ndryshe dhe kanë menduar të realizojnë diçka ndryshe duke e zhvilluar këtë kompeticion në 11 shtete. Në lidhje me këtë gjë edhe presidenti i UEFA-s është shprehur kundër kësaj ideje që është hera e parë që realizohet. Fitorja e fundit e Italisë ka ndodhur para 20 vitesh me Turqinë. Skuadra turke ka një grup shumë të mirë dhe italianët kanë bërë thirrje për të mos neglizhuar këtë skuadër. Eurozonë do të jetë emisioni i përnatshëm në MCN që do të informojë mbi detajet e kampionatit. Për sa i përket kampionatit të gjithë shprehen për Francën si favorite të kampionatit, por unë mendoj se do ta fitojë Gjermania”, tha Hajdini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy