
Nuk ka pasur fitues në sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos, të vlefshme për javën dytë në Kategorinë e Parë.
Dy skuadrat shihen si pretendentët kryesorë për ngjitjen në Superiore, por përballja e tyre në Korçë, nuk prodhoi gola dhe fitues.
Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja skuadrat, ndërsa në të dytën, Dinamo u shfaq disi më kërkuese, duke iu afruar golit, por pa sukses. Në fund të takimit, Skënderbeu kishte një mundësi të artë shënimi, por Sumajla i vetëm me portierin, gaboi.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Skënderbeun, pas atij ndaj Tërbunit, ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 4 pikëve, pas fitores në javën e parë.



