
Dëmtimi i Thibaut Courtois në Botëror sigurisht i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit.
Belgu do të jetë një mungesë për ‘’ Galaktikët ‘’, tek të cilët po studiohen tashmë disa elementë.
Sipas Miguel Serranos Bart Verbruggen, Gregor Kobel dhe Diego Costa janë përfshirë në listën e Jose Mourinhos, deçzivë në ekipet respektive.
Me rikthimin e ‘’ The Special One ‘’ është shtuar entuziazmi në kampin e ‘’ Los Blancos ‘’, të cilët do të mundohen të fitojnë çdo trofe në sezonin vijues.
Edhe pse Andriy Lunin e ka bërë shumë mirë detyrën poshte tre shtyllave tek ‘’ Los Merengues ‘’ kurrsesi nuk mund të ngelet me kaq.
Nëse i referohemi Bart Verbruggen duhet theksuar se vlera e kartonit i arrin 40 milionë eurot dhe kontrata me Brighton i përfundon në qershorin e 2028-tës.
Për Gregor Kobel situata është e njëjtë, shumë i rëndësishëm tek Borussia Dortmundi.
Austriaku gjatë sezonit të fundit nuk pësoi gol në 15 sfida, një statistikë e cila refleton qartazi se çfarë është i aftë të bëjë.
Ndërsa Diogo Costa e ka rinovuar kontratën me Porton së fundmi deri në qershorin e 2030-tës.
Klauzola e prishjes së saj i arrin 60 milionë eurot dhe në aspektin e përgjithshëm duhet theksuar se krerët e kryeqytetasve do ta kenë disi të vështirë ta arrijnë marrëveshjen me një nga këto portierë edhe pse konsiderohet e domosdoshme.



