Luis Suarez i ofrohet Juventusit

Luis Suarez i ofrohet Juventusit

 Dorëheqja nga blerja e kartonit të Alvaro Moratas dhe vetëm me Dusan Vlahovic në majën e sulmit, Juventusi ka marrë një lajm shpresëdhënës  në orët e fundit.

Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ , Luis Suarez i është vetëofruar ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’  për të ndryshuar situatën për arsye se sezoni i kaluar nuk përfundoi siç e parashikonte ‘’ El Pistolero ‘’.

Disa javë më përpara, ish fituesi i Kupës së Amerikës me kombëtaren ‘’ Charrua ‘’ e ritheksoi se dëshiron të vijojë në Europë pavarësisht ofertës së Inter Miami-t për fillimin e një eksperience të re në Major League Soccer .

Pas Liverpoolit dhe Barcelonës , 35 vjeçari mund të transferohet në Serinë A , tek rekordmenët e tyre .

Tek ‘’ The Redsat ‘’ dhe sidomos Barcelona Luis Suarezi u shëndërrua në një ndër sulmuesit më të mirë në botë i cili s’pranon të dorëzohet dhe dëshiron të demostrojë edhe disa vite potencialin në futbollin më kompetitiv. 

Sulmuesi nga Salto rezultoi deçiziv para një sezoni duke ndihmuar Atleticon të ndryshojë historinë në La Liga por  ‘’ Los Colchoneros ‘’  shumë shpejt ja dorëzuan titullin Real Madridit dhe tanimë golashënuesi do të presë përgjigjen e bardhezinvje e cila parashikohet se nuk do të vonojë shumë . 

Në sezonin e lënë pas Luis Suarez kontriboi me 13 gola dhe 3 asiste në 45 sfidat me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe është përpara një momenti shumë të rëndësishëm që i paraprin varjës së këpucëve në gozhdë .

Muajt e parë të sezonit të ri do të jenë determinantë dhe konsiderohen një parapërgatitje për Botërorin e Katarit që do të hapë dyert në muajin nëntor dhe Luis Suarez kërkon të aktivizohet në çdo sfidë për të qenë në nivelin e duhur me ‘’ Celestët ‘’, të cilët e kanë fituar dy herë këtë kompeticion gjatë historisë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy