
Pas refuzimit të ofertës për rinovim nga David de Gea , drejtuesit e Manchester United kanë përveshur mëngët për gjetjen e një tjetër portieri për vijimësinë.
Momentalisht po analizohen katër kandidatë , duke filluar nga David Raya, Diogo Costa, Jan Oblak dhe Dean Henderson.
Për sa i përket spanjollit duhet theksuar se po zhvillon një eksperiencë për tu marrë shembull tek Brentfordi dhe gjithashtu po përjeton një ndër momentet më të rëndësishëm të karrierës.
Vlera e kartonit të 27 vjeçarit aktualisht arrin 50 milionë eurot, shifër aspak problematike për ‘’ The Red Devilsat ‘’.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gardianin e Portos, i cili është titullar edhe tek Portugalia.
Natyrisht që kontributi i dhënë ka ndikuar në rritjen e kartonit , vlera e të cilit i kalon 50 milionë eurot dhe duke qenë se flitet për një ndër klubet më të pasur të botës, ndoshta bardheblutë mund t’ia hapin derën e largimit nga ‘ Do Dragao ‘.
Ndërsa për Jan Oblak parashikohet se 20 herë kampionët e Premier Leagues s’do ta kenë aspak të lehtë sepse slloveni prej shumë sezonesh konsiderohet një ndër më të mirët e Atletico Madridit.
Për ‘’ Los Colchoneros ‘’ sigurisht do të konceptohej një autogol , pavarësisht se oferta e anglezëve mund të rezultojë tunduese. Lista përfundon me Dean Henderson.
Huazimi tek Nottingham Forest i ka ardhur në ndihmë anglezit për të rikuperuar ndjeshëm nga vlerat e humbura , paraqitje të cilat kanë impresionuar gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm.
Eksperienca tek ‘’ Të Kuqtë ‘’ po monitorohet me kujdes nga drejtuesit e Manchester United , objektivi i të cilëve është zgjidhja sa më shpejt e kësaj çështje tejet të rëndësishme për të ardhmen.



