
Real Madrid nëpërmjte një komunikate të bërë së fundmi, ka njoftuar se sulmuesi Karim Benzema ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Futbollisti francez i është nënshtuar një testi së fundmi dhe aty ka zbuluar se është pozitiv ndaj virusit. Në këtë situatë, Benzema do të qëndrojë në karantinë për 2 javë dhe do të nisë me vonesë stërvitjen me Real Madrid.
Sulmuesi ishte pjesë e Francës në Europian dhe pas eliminimit po shijonte pushimet, aty ku duket se edhe është infektuar me virus.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë Benzema do e nisë stërvitjen me Real Madrid me një javë vonesë.



