Vllaznia rinovon me Jonuzin për një vit

Vllaznia rinovon me Jonuzin për një vit

Vllaznia ka zyrtarizuar firmën me një tjetër lojtar. Mesfushori Fjoart Jonuzi ka rinovuar me shkodranët edhe për një vit.

Klubi kuqeblu, nëpërmjet një komunikate zyrtare, njofton se lojtari ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta pasur sërish në radhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të.

Për 25-vjeçarin, kishin qarkulluar lajme, për një interesim të Partizanit, por këto zëra kanë marrë fund ditën e sotme, me rinovimin e kontratës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy