
Josko Gvardiol, është një nga dëshirat e Manchester City në këtë merkato verore. Mbrojtësi kroat pëlqehet shumë nga trajneri Guradiola, i cili i ka kërkuar drejtuesve që t’ia sjellin në skuadër. Sipas raportimeve të fundit, klubi anglez ka bërë një oferët prej 75 milionë eurosh për mbrojtësin, por ka parë që të refuzohet nga Leipzig. Këta të fundit kërkojnë 100 milionë euro dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Gvardiol, poshtë kësaj shifre. Në rast se City dëshiron lojtarin, atëherë oferta fillestare duhet të jetë nga 100 milionë euro dhe sipër.



