Atletico Madridi, arrin marrëveshjen me Moldovan

Atletico Madridi, arrin marrëveshjen me Moldovan

Tentativat e drejtuesve të Atletico Madridit për ti gjetur zëvëndësuesin portierit Ivo Grbic kanë rezultuar me sukses.

‘’ Los Colchoneros ‘’ do të kenë pjesë të tyren Horatiu Moldovan, i cili ka firmosur deri në 2027-tën.

26 vjecari u aktivizua për Rapid Bukureshtin, për të cilin Enrique Cerezo shpenzoi 800 mijë euro.

Gardiani është shprehur shumë i lumtur për këtë arritje dhe më tej ka komentuar :

“ Besoj se ky është hapi më i rëndësishëm në karrierë. Do të jap maksimumin edhe pse Jan Oblak është portieri më i mirë në botë ‘’, përfundoi ai.

Ditën e djeshme Horatiu Moldovan i kaloi me sukses testet paraprake dhe tanimë është i gatshëm për tu vënë nën urdhërat e Diego Simeones.

Sigurisht, të qënit pjesë e kryeqytetasve është një detyrë e vështirë për arsye se rivaliteti me sllovenin do të jetë shumë i ashpër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy