Duke analizuar kampionatin deri në këtë fazë, ish-futbollisti Ermal Tahiri u shpreh se të gjitha ekipet do të kenë pretendime deri në fund. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri tha se është e pamundur që ndonjë skuadër të shkëputet në renditje në krye.
“Partizani-Teuta ishte me presion shumë të madh për të dy trajnerët. Presioni tek të dyja skuadrat ishte shumë i madh. Kishte një mundësi Tirana për të vrarë kampionatin, por nuk ia doli dot. Suksesi me dështimin janë shumë afër. Nga mundësi për t’u shkëputur me 9 pikë, tani është vetëm 1 pikë. Të gjitha ekipet do të pretendojnë deri në fund. Nuk ka shanse që të ketë shkëputje të ndonjë skuadre në krye të klasifikimit. Kastrioti tregoi se është skuadër shumë e mirë. Me 3 ndeshje ngjiten përsëri lart.”, u shpreh Tahiri.



