
Sezoni me shumë ulje-ngritje i Tottenham Hotespurit, gjatë të cilit ndërroi tre trainere, duke filluar nga Antonio Conte , Cristian Stellini dhe së fundmi Ryan Mason , i ka dhënë për të kuptuar drejtuesve se duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me vijuesin për ti evituar problematikat në të ardhmen.
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë reaguar menjëherë dhe kanë zgjedhur Julian Nagelsmann , i cili preferohet shumë nga presidenti Daniel Levy.
34 vjeçari konsiderohet një ndër më cilësorët e kontinentit të vjetër , trainer që fillimisht la gjurmë tek Leipzigu e më pas tek Bayern Munchen, ekip prej të cilit u largua për arsye të problematikave me lojtarët dhe tanimë i është hapur një tjetër derë , për të provuar veten në një kampionat tejet kompetitiv siç është Premier League.
‘’ Spursat ‘’ do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në transfertë kundër Leedsit, duke shpresuar për pjesëmarrjen në Europë sezonin vijues , një sfidë e cila parashikohet tejet e ashpër për arsye se pritësit luftojnë për të mos rënë në Championship.



