Kante zbulon të ardhmen

Kante zbulon të ardhmen

  Pavarësisht se shumë ekipe  po luftojnë për të përfituar shërbimet e tij , N’Golo Kante besohet se do të vijojë eksperiencën në ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Francezi është një  komponent shumë i rëndësishëm në mesfushën e Chelseat, i cili sipas ‘ Football London ‘ synon zgjatjen e kontratës me anglezët.

Besohet se në vijimësi do të arrihet akordi për rinovimin e kontratës , i shoqëruar me një ulje të konsiderueshme rroge për faktin se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë shpenzuar shumë , sidomos në dy merkatot e fundit. 

31 vjeçari karakterizohet si një lojtar i cili e vë kryefjalën tek komoditeti dhe lumturia dhe jo tek shifrat marramendëse.

Natyrisht dëmtimet në kohët e fundit nuk e kanë lejuar të japë maksimumin në fushën e blertë por gjithsesi kontributi ndër vite nuk është harruar asnjëherë nga drejtuesit e kryeqytetasve , për të cilët qëndrimi i N’Golo Kantes do të konsiderohej pa dyshim një sukses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy