
Juventusi regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Bardhezinjtë u mposhtën minimalisht nga Sassuolo në transfertë.
Një goli i shënuar nga Defrel në minutën e 64-t, vulosi ndeshjen. Humbje e hidhur për Juventusin, që humb shumë në garën për kualifikimin në Champions League.
“Zonja e Vjetër” mban vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e dhjetë me 40 pikë.



