Chelsea firmos me talentin e Moldes

Chelsea firmos me talentin e Moldes

  Pas Andrey Santosit dhe Benoit Badiashile , Chelsea vijon me sukses rrugën në këtë merkato.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ kane firmosur me  David Datro Fofana, i cili aktivizohej në rradhët e Moldes në Norvegji.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë arriti statistika tepër shpresëdhënëse , me 24 gola dhe 10 asiste në 65 sfida dhe tanimë duhet të tregojë potencialin edhe tek kryeqytetasit, natyrisht aty ku do të përballet me një konkurrencë shumë të ashpër.

20 vjeçari do të qëndrojë në  ‘’ Stamford Bridge ‘’ deri në qershorin e 2029-tës dhe në kontratën e firmosur ekziston formula për zgjatjen e saj edhe për një sezon tjetër .

Për afrikanin është fillimi i një eksperiece të re dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme në karrierë sepse do të përfaqësojë një klub të suksesshëm , objektivi i të cilit është fitimi i titujve në çdo sezon .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy