
Problemet e theksuara ekonomike e kanë vënë me shpatulla pas muri Barcelonën , skuadër që në një anë ka nevojë urgjentisht për tu përforcuar por nga ana tjetër nuk i përmbush kërkesat e skuadrave përkatëse . Transferimet gratis të Eric Garcias dhe Memphis Depay gjatë merkatos verore ishin thjeshtë një sinjal pozitiv për katalanasit të cilëve i duhet ende punë për të arritur objektivat.
Presidenti Joan Laporta ka besim tek kthesa e Barcelonës por njëkohësisht gjithçka do të varet nga përgjigjja që do të marrë nga lojtarët që dëshiron .
Lista kryesohet nga Paul Pogba . Francezi cilësohet si lideri i ardhshëm i mesfushës por spanjolli duhet të përballet me kërkesat e agjentit të tij Mino Raiola, pretendimet e të cilit do të jenë të paluahtura .
Përpos kësaj, rroga stratosferike prej 17.6 milionë eurosh në sezon konceptohet gati gati një pamundësi për arkat e ‘’ Los Cules ‘’ për ta veshur kampionin në fuqi të botës me ngjyrat kuq e blu.
Mesfushori i Manchester United ndiqet nga Franck Kessie . Lojtari nga Bregu i Fildishtë shikohet një opsion më i lehtë për shkak të vlerës së kartonit por favori i spanjollëve është mungesa e akordit me Milanin për arsye se ka kërkuar 6.5 milionë euro në sezon.
Italianët e kanë të pamundur për t’ia plotësuar dëshirën dhe fakti se ka impresionuar pritet që t’ia shtojë pretendentët 24 vjeçarit . Ishi i Atalantës pasohet nga Boubacar Kamara .
Ylli i Marseilles e përfundon kontratën në ‘’ Velodrome ‘’ në 2022- shin dhe ecuria e deritanishme nuk e favorizon qëndrimin tek francezët . Patjetër që në aspektin ekonomik kërkesat e tij janë krejt ndryshe nga ato të Franck Kessies të cilat mund ti bëjnë të kuqezinjtë të ëndërrojnë .
Traineri Ronald Koeman ka menduar edhe për portën për të patur një garanci në momentet kur Ter Stegen s’do të jetë i disponueshëm dhe kanë shënjestruar Andre Onana-n . Kamerunasi prej vitesh vijon të lërë gjurmë me Ajax Amsterdamin dhe i njeh me detaje ‘’ Azulgranët ‘’ për arsye se ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në ekipet e moshave .
Pretendimi për afrikanin bëhet me arsyen që të konkurrojë me Ter Stegen , rendimenti i të cilit nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur gjatë sezoneve të fundit dhe drejtuesit respektivë konsiderojnë se Barcelonës i duhet të rifreskohet në këtë aspekt .
Lista finalizohet me Antonio Rudiger . Gjermani ishte pjesë e suksesit të merituar të Chelseat në Uefa Champions Leagues dhe është një ndër të preferuarit e Thomas Tuchel .
Para disa kohësh u përfol për një largim nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ për arsye të interesit të Bayern Munchen dhe Real Madridit por me hyrjen në luftë Barcelona e ka ashpërsuar luftën për 28 vjeçarin i cili e ka bërë të ditur paraprakisht se për të rinovuar kërkon 10 milionë euro në sezon .
Patjetër që operacione të kësaj natyre kanë një koefiçent vështirësie shumë të lartë sidomos duke marrë në konsideratë problemet e Barcelonës por objektivi i rikthimit në kohët e arta konceptohet si një motiv për të mos u dorëzuar deri në momentin e fundit .



