Casemiro, drejt Milanit

Casemiro, drejt Milanit

Dyshimet mbi të ardhmen e Casemiros në ‘’ Old Trafford ‘’ sa vinë edhe shtohen.

Braziliani nuk e ka të garantuar qëndrimin tek Manchester United, për të cilin pretendentët tashmë janë shfaqur.

Milani ka nisur ofensivën për brazilianin, lojtar i cili pëlqehet shumë nga Sergio Conceiçao, trainer ky që po bën maksimumin në stol.

Ishi i Real Madridit po zhvillon sezonin e tretë me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ por luhatjet e njëpasnjëshme në lidhje me rendimentin e kanë shqetësuar dukshëm trainerin Ruben Amorim.

Anglezët e kanë nxjerrë në shitje dhe presin oferta bindëse dhe drejtuesit e shtatë herë kampionëve të Champions Leagues kanë filluar ti lëvizin gurët për ta transferuar mesfushorin në Milano.

Ish traineri i Portos kërkon një lojtar me shumë eksperiencë në këtë pozicion dhe 33 vjeçari është i duhuri por nuk do të jetë aq e lehtë për arsye të kontratës në fuqi me 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe sidomos pagës së konsiderueshme që përfiton.

Drupal Ad

Duke qenë se flitet për Milanin natyrisht arrihet në konkluzionin se mbetet një ekip aspirues për të fituar tituj në çdo sezon, edhe pse rivaliteti në çdo kompeticion është ashpërsuar.

Deri më tani Casemiro ka arritur të demostrojë vlerat në 15 sfida, të shoqëruara me 3 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy