Stadiumet në La Liga do hapen me kapacitet të plotë

Stadiumet në La Liga do hapen me kapacitet të plotë

Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme për të gjithë tifozët në Spanjë. Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë njoftuar se sezonin e ardhshëm do të lejohen tifozët në stadiume me kapacitet të plotë.

I vetmi kusht për të pranishmit në shkallët e stadiumeve, do të jetë mbajtja e maskave, për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve. Pas më shumë se një viti mungesë, tashmë tifozët në Spanjë, do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër skuadrat e zemrës.

Pas shpërthimit të pandemisë, tashmë gjithçka pak nga pak po rikthehet në normalitet. Ndërkohë edhe Europiani që po zhvillohet këtë verë, luhet me praninë e tifozëve, ndonëse në disa stadiume kjo bëhet me numër të reduktuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy