Interi, objektiv tek Girona

Interi, objektiv tek Girona

  Tentativat e Interit për tu fuqizuar në lidhje me sezonin e ri kanë filluar tashmë.

Traineri Simone Inzaghi do të ketë shumë punë për të formuar një ekip kompetitiv, duke qenë se do të jetë në qendër të vëmëndjes.

Fitimi Superkupës së Italisë dhe Serisë A natyrisht ia kanë lartësuar figurën ishi-t të Lazios, i cili tashmë ka zgjedhur një tjetër element që mund ti bëjë punë zikaltërve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Mbrojtja vijon të jetë prioritet dhe Arnau Martinez i Gironas ka treguar se e meriton kalimin tek një ekip elite.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘, numri një i stolit i druhet largimit të Denzel Dumfries, për të cilin shumë ekipe nga Premier League i kanë trokitur në derë italianëve.

Nëse i referohemi 21 vjeçarit, sezoni shumë i mirë me Gironan i ka shtyrë drejtuesit e Interit, të cilët kanë ofruar 5 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Kur një sezon përfundohet me sukses, në vijuesin natyrisht kërkesa e llogarisë bëhet edhe më e madhe dhe Interin e presin sfida të rëndësishme, në të gjitha kompeticionet.

20 sfida dhe 3 asiste janë statistikat e lojtarit katalanas, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy