Atletico mendon për zëvendësuesin e Joao Felix

Atletico mendon për zëvendësuesin e Joao Felix

Portugezi Joao Felix si duket nuk do ta ketë të gjatë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , fakt që është konfirmuar me iniciativën e drejtuesve për gjetjen e një zëvëndësuesi.

 Të jesh pjesë e skemave të Diego  Simeones nënkupton një plus shumë të madh për çdo lojtar i cili duhet të jetë domosdoshmërisht në lartësinë e kërkesave të ishi-t të River Plates  .

127 milionët e paguara në verën e 2019-tës mbeten  larg justifikimit dhe kryqytetasit po mendojnë seriozisht për ti hapur derën 22 vjeçarit . Megjithatë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë një pjesë të fajit në këtë histori për arsye se kanë çeduar në vendosjen  e Joao Felix në fushë .

 Në këtë kontekst, Atletico është i detyruar të veprojë dhe  drejtuesit po analizojnë dy alternativa  që mund t’ia rikthejnë entuziazmin teknikut të mirënjohur. 

Rafael Leao po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend me Milanin  dhe fakti se është polivalent e bën edhe më tërheqës në sytë e ‘’ El Cholos ‘’ .

Për 22 vjeçarin nga Almada ka trokitur në derë edhe Manchester City por çështja është se kuqezinjtë  duan ta blindojnë në ‘’ San Siro ‘’ sepse përbën shumë rëndësi  për skemat e Stefano Piolit. 

Pas tij është edhe Alexandre Lacazette . Francezi vijon prej vitesh të jetë në fokusin e madrilenëve por tentativat e pareshtura  fatkeqësisht nuk kanë dhënë rezultat.

Një dritë në fund të tunelit është shfaqur sepse  30 vjeçari ka deklaruar se nuk dëshiron të vijojë tek Arsenali dhe  Atletico normalisht ka filluar të buzëqeshë sepse mund ta transferojë me parametër zero , gjithmonë nëse  arrin të mposhtë Sevillan .

Këto dy alternativa vlerësohen si tejet motivuese por njëkohësisht të ndërlikuara  sidomos Rafael Leao i cili po shijon momente të mrekullueshme tek ‘’ Djalli ‘’, skuadër që po i sheh rezultatet e sakrificave disa vjeçare .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy