Kërkesa e Paris St Germain për Xavi Simons

Kërkesa e Paris St Germain për Xavi Simons

Mungesa e hapësirave tek Paris St Germain, i ka detyruar drejtuesit ta vendosin në shitje Xavi Simonsin.

Luis Enrique ja ka bërë të ditur se nuk e ka në planet e të ardhmes dhe domosdoshmërisht mesfushori duhet të kërkojë skuadër gjatë merkatos së verës.

Për momentin Bayern Muncheni dhe Barcelona po luftojnë për të marrë shërbimet e 21 vjeçarit për të cilin sipas L’Equipe “ Les Pariziens ‘’ synojnë të arkëtojnë 90 milionë euro.

Gjithashtu edhe Manchester United do të jetë një rival shumë i fortë sidomos për fituesit në fuqi të Ligue 1, skuadër e cila pas blerjeve të Leny Yoros dhe Joshua Zirkzee do të tentojë për të transferuar të tjerë lojtarë cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Për më tepër bashkpatrioti dhe njëkohësisht numri një i stolit të anglezëve Erik Ten Hag mund të influencojë në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke qenë se bëhet fjalë për një element tejet cilësor dhe Manchester United konsiderohet se do të jetë një ndër protagonistët absolutë të kësaj periudhe.

10 gola dhe 13 asiste në 43 sfida arriti Xavi Simons me Leipzigun në sezonin e shkuar dhe interesi i ekipeve të sipërpërmendura natyrisht ja rrit vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy